Skuadra shqiptare me super stadium në shtator (FOTO)

Sport May 30, 2016 - 19:30

Skuadra e Partizanit që nga muaji shtator pritet të luajë në stadiumin e ri.

Lajmin e ka konfirmuar presidenti i klubit, Gaz Demi, njoftojnë mediet në Shqipëri.

“Kryefjala mbetet fillimi investimeve në infrastrukturë, ndërtimin e Kompleksit Sportiv dhe stadiumit. Po punohet intensivisht me 3 turne në objekt dhe shpresojmë që brenda muajit Shtator të kemi gati stadiumin tonë”, u shpreh presidenti i të kuqve.

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova duke folur për kompleksin e ri, tha se me këtë hap synimi do të jetë edukimi i brezave me një frymë të re futbolli.

“Duke pritur ndërtimin e Akademisë , e cila do të jetë unikale në vendin tonë, synimi jonë do të jetë edukimi i brezave të rinj me një frymë të re për futbollin”, u shpreh Starova.

Image
Image