Ramos, legjenda mbrojtës-shënues

Sport May 29, 2016 - 20:53

Ylli i Real Madridit, Sergio Ramos, e ka regjistruar një rekord tëri në Champions, duke u bërë mbrojtësi i parë që shënon në dy finale, raporton Zëri.

Përfaqësuesi spanjoll shënoi nga afërsia në minutën e 15-të, ndërsa kishte shënuar dhe në finalen e Lisbonës ndaj Atleticos, dy vjet më parë.

Ramos u bë mbrojtësi i katërt që shënon në dy finale, pas ish-mbrojtësit të Ajaxit, Velibor Vasovic, ish-mbrojtësit të majtë të Celticut, Tommy Gemmell dhe ish-qendërmbrojtësit të Liverpoolit, Phil Neal, por është i pari që prej ndryshimit të formatit të Championsit, në sezonin 1992-93. /Zëri/