Ronaldo, golashënuesi i sezonit në Champions

Sport May 29, 2016 - 20:52

Cristiano Ronaldo është zgjedhur golashënuesi më i mirë i sezonit 2015/16 në Ligën e Kampionëve. Ylli portugez nuk ia doli të shënonte gjatë lojës, në finalen e Milanos ndaj Atletico Madridit, por e shënoi penalltinë vendimtare që ai siguroi trofeun e 11-të të Championsit ekipit të tij.

Ronaldo ka realizuar 16 gola këtë sezon në Champins, ndërsa kishte një statistikë impresionuese prej 51 golave në të gjitha kompeticionet, nga 48 ndeshje të zhvilluara, raporton Zëri.

Ai po ashtu e mban rekordin e më së shumti golave të shënuar në këtë kompeticion, plot 93, prej debutimit të tij me Manchester Unitedin në vitin 2003.

Është hera e katërt radhazi që Ronaldo bëhet golashënues i këtij evenimenti, i pesti total në karrierë. Lionel Messi i Barcelonës është lojtari i vetëm tjetër që ka shënuar pesë ‘hat-tricks’ në Champions. /Zëri/