Celina: Nuk jam norvegjez, ndihem shqiptar i Kosovës

Sport May 29, 2016 - 20:41

Bersant Celina ua ka bërë me dije norvegjezëve se nuk është ndier asnjëherë komplet norvegjez, për atë vendosi ta refuzonte këtë Përfaqësuese, duke iu bashkuar Kosovës, raporton Zëri.

“Unë ndihem shqiptar i Kosovës. Ky vend më donte dhe shfaqi interesim më të madh. Dhe, kështu ndodhi”, ka thënë 19-vjeçari për mediat norvegjeze.

“Unë e kam familjen në Kosovë dhe kjo ndoshta është arsyeja më madhe. Ata kanë kaluar periudhë të vështirë. Unë kam nënshtetësi norvegjeze, por kurrë nuk jam ndier komplet norvegjez”, vazhdoi talenti i Manchester Cityt, përcjell Zëri.

Ndërkaq, futbollistët e Përfaqësueses norvegjeze thonë se e kuptojnë zgjedhjen e Celinës, edhe pse do të donin ta kishin atë në skuadër. Rrugën e Celinës mund ta ndjekin edhe vëllezërit Berisha, që luajnë për Norvegjinë. /Zëri/