Liverpooli konfirmon transferimin e Kariusit

Sport May 24, 2016 - 18:17

Liverpooli ka konfirmuar transferimin e portierit të Mainzit, Loris Karius.

22-vjeçari ka kryer testet mjekësore dhe tani të “Kuqtë” kanë njoftuar se lojtari ka nënshkruar kontratë afatgjate me klubit.

“Është ndjenjë e mirë dhe është nder të luash për një klub si ky. Ata kanë histori speciale dhe fansat janë të mrekullueshëm këtu, andaj mezi pres të luaj në Anfield”, ka thënë anëtari i ri i Liverpoolit.

Karius ka pasur 34 paraqitje në Bundesligë sezonin e kaluar.

Portieri i ri është transferimi i dytë i Liverpoolit këtë verë, pas ardhjes së Joel Matipit nga Schalke.