Gjithçka gati për turneun ‘Lah Nimani’

Sport May 24, 2016 - 17:01

Federata e Boksit e Kosovës ka mbajtur sot konferencë për media, me rastin e organizimit të turneut të tetë me radhë ndërkombëtar në boks “Lah Nimani”, përcjell Zëri.

Në këtë turne do të marrin pjesë gjashtë shtete, Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia dhe Kosova.

Turneu do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Gjysmëfinalja do të mbahet më 28 maj në orën 17:00, kurse finalja më 29 maj në orën 12:00, raporton Zëri.

Delegat i këtij turneu do të jetë i deleguari nga Federata Evropiane, Sergey Kemen nga Bjellorusia.

Kosova do të përfaqësohet me shtatë boksierë. Të cilët mund t’i shihni më poshtë. /Zëri/

Image
Image