Shaqiri premton më shumë gola dhe sezon më të mirë

Sport May 24, 2016 - 16:48

Xherdan Shaqiri premton se do të shënojë më shumë gola për Stoke Cityn dhe se do të ketë paraqitje më të mira në sezonin e dytë në Anglinë, shkruan Zëri.

Ylli zviceran hasi në vështirësi në sezonin e parë, pasi ishte transferuar nga Interi për një rekord parash prej 12 milionë funtesh.

“Do të mundohem të shënoj më shumë gola dhe ta ndihmoj edhe më shumë ekipin”, ka thënë Shaqiri.

“Jam i sigurt se sezoni tjetër di të jetë më i mirë për ne dhe për mua personalisht”, ka shtuar futbollisti kosovar, përcjell Zëri.

“Mendoj se e patëm një sezon të mirë, sepse grumbulluam shumë pikë, por natyrisht në të ardhmen ne duam të jemi më mirë dhe të shkojmë edhe më lart”, nënvizoi përfaqësuesi zviceran.

“Çdo lojtar e do këtë dhe klubi e synon këtë po ashtu. Ne duhet të mësojmë nga ndeshjet e këtij sezoni”, përfundoi Shaqiri. /Zëri/