Cikalleshi: Dua t’i bëj shqiptarët që të qajnë nga gëzimi

Sport May 24, 2016 - 15:48

Sokol Cikalleshi konsiderohet si njeriu i shtyllave, pasi në shumë sfida goli nuk ka ardhur për çështje centimetrash. Megjithatë sezoni i bomberit kavajas u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme, një gol në sekondat e fundit që bëri të qajë tifozerinë rivale.

26-vjecari i ngacmuar në konferencën për shtyp shpreson që shqiptarëve ti dhurojë lot gëzimi duke nisur që nga sfida hapëse, përcjell Albeu.com.

“Do të jetë një kënaqësi nëse do të ndodhë që t'i bëj shqiptarët të qajnë nga gëzimi. Shpresoj që ndeshjen me Zvicrën ta fillonim me këmbën e mbarë. Ne i marrim ndeshjet një e nga një dhe do të jetë Zvicra sfida më e lehtë, pasi një fitore do të jetë ogur i mirë për kalimin e grupit. Jam krenar që jam pjesë e këtij brezi që realizuam ëndrrën e shqiptarëve. Nuk ngel gjë tjetër vetëm të shohim përpara dhe të shpresojmë nga kalimi i grupit.

Jam në formë, ndjehem mirë. kemi 20 ditë sa të filloj euro dhe do punojmë shumë. Jemi në rrugën e duhur dhe presim të bëjmë gjithçka në mënyrën më të mirë”, u shpreh Cikalleshi në konferencë për shtyp në Austri.