Pasi na njohu UEFA, Muçiqit nuk po i pritet njohja nga FIFA (FOTO)

Sport May 06, 2016 - 20:28

Pas UEFA-s, Kosova më 13 maj pritet të anëtarësohet edhe në FIFA. Shtëpia e futbollit botëror do ta mbajë Kongresin në Mexico City, kurse në agjendë është edhe kërkesa e Kosovës për anëtarësim.

Pranimi në UEFA i ka hapur rrugë inkuadrimit të Kosovës në FIFA, gjë që pritet të ndodh pas pakë ditësh. Paralajmërimi ka ardhur edhe nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Realizimi i kësaj ëndrre të kosovarëve do të ndodh për pakë ditë, por Afrim Muçiqit nuk po i pritet. Nënkryetari i FC Prishtinës gjendet në Zvicër, ku e ka vizituar shtëpinë e FIAFA-s, ndërsa në Facebook kA shkruar: “Edhe kjo punë po kryhet”. 

Image