Barcelona shet një futbollist për 12 milionë euro (FOTO)

Sport April 29, 2016 - 15:01

Barcelona nuk mund ta ndal Marc Bartran nga largimi nga klubi.

Me ardhjen e Luis Enriques në postin e trajnerit, mbrojtësi ka gjetur hapësirë gjithnjë e më të kufizuar për lojë.

Andaj, e përditshmja sportive madrilene “Marca” është e sigurt se ai do të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.

Me shitjen e tij, gjiganti katalan pritet të përfitojë rreth 12 milionë euro. Bartra konsiderohej si mbrojtës me të ardhme në ndritur në Camp Nou.

Mirëpo, Enrique i ka besuar qendrën e mbrojtjes dyshes Gerard Pique dhe Javier Mascherano duke e lënë Bartran të izoluar në bankën e rezervistëve.

Por, interesimi për shërbimet e tij nuk mungon. Ai spekulohet se kërkohet nga disa klube nga Premierliga, përfshirë Arsenalin dhe Liverpoolin si dhe Romën në Serie A. 

Image