Mehmeti nënshkruan me Stabaek

Sport March 14, 2016 - 18:22

Agon Mehmeti është larguar përfundimisht nga Malmo. Sulmuesi kosovar i ka dhënë fund eksperiencës së dytë tek skuadra suedeze, duke nënshkruar kontratë trivjeçare me ekipin norvegjez, Stabaek, shkruan Zëri.

“Po ndihem mirë, kam dëgjuar fjalë të mira për këtë skuadër. Kam biseduar me trajnerin e ri dhe ai më motivon shumë”, deklaroi 26 vjeçari, i cili ishte kthyer në Malmo në vitin 2014, pas disa eksperiencave jashtë Suedisë. /Zëri/

Image
\