Ancelotti transferon dy futbollistë nga Real Madrid

Sport February 12, 2016 - 16:54

Trajneri i ardhshëm i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti është i interesuar për transferimin e dy futbollistëve të Real Madridit.

Ai ka identifikuar dyshen Karim Benzema dhe James Rodriguez si përforcime ideale për gjigantin bavarez, raportojnë mediat spanjolle.

Transferimi i Benzemas do të jetë më i vështirë, pasi ai pëlqehet shumë nga Zidane, ndërsa James mund të largohet për 80 milionë euro.