Futbollisti me rrogën më të madhe në botë, 33.5 milionë euro në vit

Sport February 12, 2016 - 16:46

Kina dëshiron të shndërrohet në kryeqytetin e futbollit botëror.

Pas emrave si Ezequiel Lavezzi, Jackson Martinez e Ramires, Wayne Rooney është emri i madh i kërkuar në Kinë, ka bërë të ditur tabloidi britanik “Mirror”.

Shangai Sipg, skuadër e drejtuar nga Sven Goran Eriksson është e gatshme ta shndërrojë sulmuesin e Manchester Unitedit në futbollistin më të paguar në botë.

Atij i është ofruar një pagë vjetore prej 33.5 milionë euro në vit.