Dybala injoron Barcelonën, transferohet në Bundesligë?
Sport
February 09, 2016 - 16:52
Pas interesimit të Barcelonës dhe Real Madridit, një tjetër skuadër tashmë ka hyrë në garë për Dybala.
Carlo Ancelotti ka kërkuar nga drejtuesit e Bayernit që sulmuesi argjentinas të jetë transferimi i tij i parë, transmeton Sky Sports nga La Gazzetta dello Sport.
Mirëpo, një kalim i Dybalas te gjiganti nga Bundesliga do të bëhej, vetëm në rast se Robert Lewandowski largohet nga ‘Allianz Arena’.
La Joya i ka shënuar 13 gola këtë edicion me Juventusin në Serie A, duke u renditur i dyti në listën e realizatorëve më të mirë, pas Gonalzo Higuainit që ka 24 sosh.