Super futbollisti i Barcelonës pranon se mund të transferohet te Guardiola

Sport February 09, 2016 - 16:46

Sergio Busquets ka shtuar spekulimet rreth largimit nga Barcelona duke pranuar se und t’i bashkohet Manchester Cityt.

Mesfushori ka theksuar se gruaja e tij, dhe trajneri Pep Guardiola janë dy personat që mund ta bindin të largohet nga Camp Nou.

Kurse, Guardiola do të jetë menaxher i ri i “Citizens” nga sezoni i ardhshëm.

“Gjithmonë kam thënë se dy persona mund të ma ndryshojnë vendimin për të luajtur për Barcelonën”, deklaroi Busquets për “ESPN”.

“Njëra është gruaja ime dhe tjetri është Guardiola. Është e qartë se i kam borxh të madh dhe do të ishte nderë i madh për mua që të punoj sërish me të. Por, ai e di se klubi im është Barcelona. Nuk mendoj se do të më thërret që të punoj me të”, u shpreh ai.

Image