Juventus gjen trajnerin e ri

Sport February 09, 2016 - 16:42

Massimiliano Allegri kërkohet nga Chelsea.

Andaj, Juventus ka filluar kërkimin për një trajner të ri, në rast se Allegri vërtetë largohet në fund të këtij sezoni.

Dhe, sipas mediave italiane, një kandidat për “Bianconerët” është menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini.

Pellegrini do të largohet nga detyra në Etihad pas përfundimit të këtij sezoni.

City ka angazhuar Pep Guardiolën – në largim nga Bayern Munich – në kontratë trevjeçare nga vera e ardhshme.