Mercedes ka frikë nga Ferrari

Sport February 09, 2016 - 13:20

Kampioni i botës në Formula 1, Mercedes, pret konkurrencë serioze nga Ferrari në sezonin e ri. Por, ata presin që edhe McLaren-Honda të shfaqet si konkurrent.

Dy ngasësit e Mercedesit, Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg kanë dominuar në dy sezonet e fundit, duke fituar 32 nga 38 garat.

Por, shefi i motorit të Mercedesit, Andy Cowell ka thënë: “Askush nuk mund të parashikoj se do të fitojmë sërish. Të gjithë presin se do të mposhtemi nga Ferrari, kurse Honda është po ashtu kërcënim i madh”.

Cowell e përshkroi avancimin e Ferrarit me motorin e tyre më 2015 si të “mrekullueshëm”.

Sebastian Vettel fitoi tri gara pas edicionit 2014 pa asnjë fitore të ekipit.

Hamilton fitoi 10 gara në rrugëtimin drejt titullit të dytë të njëpasnjëshëm, kurse Rosberg triumfoi në gjashtë.