Besa bën para

Sport February 08, 2016 - 08:47

Kohëve të fundit është vërejtur një pasiguri financiare te Besa. Mirëpo, klubi pejan tashmë ka bërë para, pasi në mbështetje i kanë dalë biznesmenët më të mëdhenj të Dukagjinit.

Është vetë klubi kuqebardh ai i cili ka njoftuar se tashmë e ka siguruar përkrahjen e biznesmenëve të njohur: Ramiz Kelmendit, Ekrem Llukës, Shkëlqim e Blerim Devollit dhe Valon Kastratit. “Me këtë përkrahje, për të cilën Besa dhe tifozët e saj u janë mirënjohës dhe falënderues, ne si Besë jemi të obliguar të sjellim rezultate kulminante për qytetin e Pejës. Gjithë së bashku drejt titullit të kampionit”, thuhet në njoftimin e Besës, që pret edhe biznesmenë tjerë. Ekipi i Arbnor Morinës sezonin pranveror do ta nisë me vetëm pesë pikë më pak sesa kryesuesi, Feronikeli.