Ky është SMS që De Biasi ia ka dërguar Ranierit (Foto)

Sport February 07, 2016 - 23:17

Mediat italiane kanë zbardhur mesazhin (SMS) që trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, i ka dërguar Claudio Ranierit pas fitores që skuadra e tij, Leicester City, arriti ndaj Manchester Cityt një ditë më parë.

Aktualisht, Leicesteri udhëheq klasifikimin e kampionatit anglez me 53 pikë dhe kryesimi i Ranierit shihet si një nga surprizat e mëdha në këtë sezon.

Ndërkaq, një ditë pas fitores me rezultatin 3-1 ndaj Cityt, mediat italiane kanë zbuluar edhe mesazhin që De Biasi i dërgoi kolegut të tij, transmeton PanoramaSport.

“Përshëndetje Claudio, shikova ndeshjen dhe u gëzove sikur të ishte ekipi im. Lexova emocione në fytyrën tënde dhe goli i 1-3 ishte gjysmë jashtë loje. Të përqafoj”, ka shkruar De Biasi.

Gazetat italiane kanë bërë edhe një krahasim mes surprizës së skuadrës së Ranierit në Ligë Premier dhe kualifikimit historik të Kombëtares shqiptare në finalet e “Euro 2016” që do të luhen në qershor në Francë.

“Edhe ne, si Leicesteri, jemi ftuar papritur në tryezën e të pasurve”, ka thënë trajneri i kuqezinjve.

Image