Sport

A e dini pse Mërgim Mavraj nuk luan për Gjermaninë por për Shqipërinë?

A e dini pse Mërgim Mavraj nuk luan për Gjermaninë por për Shqipërinë?
20 tetor 2015 • 18 : 14

“Në Erevan, në Armeni, ku Shqipëria festoi kualifikimin për herë të parë ai nuk ishte për shkak të një dëmtimi në gju. Por mbrojtësi Mërgim Mavraj, 29 vjeç ka dhënë një kontribut të çmuar në arritjen e këtij limiti”.

Janë këto fjalët me të cilat nisë një profil i gjatë për lojtarin shqiptar nga portali “MondoFutbol” dhe që e sjell të plotë lapsi.al. Mërgim Mavraj mund të luajë kundër Gjermanisë në Europian, vendit ku lindi dhe u rrit.

Ai lindi në Assia, në qendër të Gjermanisë lindore, ose më saktë në Hanau, një qytet që është vendlindja e yllit Rudi Völler, por edhe vëllezërve Grimm.

Babai donte që ta bënte të birin polic. Familja e Mërgimit, i dha emrin djalit, plagës së tyre të largimit nga vendi i saj në Istog të Kosovës. Ajo nuk ishte një familje si të tjerat që vinin nga lindja.

“Unë nuk kam qenë kurrë një djalosh i rritur në geto” – do të thotë vite më vonë Mërgimi. Për këtë ai e la lagjen ku u vendos në fillim për tu shpërngulur në një ku jetonin vetëm gjermanë.

Në kohën e lirë ai lexonte dhe merrej me sport dhe fillimisht u përqendrua te atletika. E quanin “Raketa”. Ishte syri i një trajneri futbolli të skuadrës amatore të “Sportfreunde Selingenstadt” që e bindi të luajë futboll.

Të dhënat i kishte të mira dhe kështu kaloi te të rinjtë e Kickers Offenbach dhe te SG Rosenhöhe. Megjithatë derisa u bë adoleshent, futbolli nuk ishte dëshira e tij. Edhe vetë djali donte të bëhej polic.

“Kisha një dëshirë të isha autoritar dhe të kërkoja të drejtat dhe rend”. Për këtë, 16-vjeç kaloi pak kohë si praktikant dhe vëzhgues në rradhët e policisë në stacionin e Mühlheim, pranë Hanau.

“Nëse nuk do të kisha shkëlqyer në futboll do të bëhesha me siguri një polic”-ka rrëfyer ai. Gjithçka u sqarua në vitin 2004 kur pikërisht pak përpara provimeve të maturës ai firmosi për skuadrën e të rinjve të Darmstadt, që militonte në Regionalliga, kategori e tretë në Gjermani.

Në vitin 2005 pas një sezoni shumë të mirë me Jugend-A, formacioni i të rinjve të Gjermanisë ai kalon në skuadrën e parë të Darmstad. Fati i keq ishte se në dy vitet e ardhshme skuadra pësoi një periudhë kaotike. Shkak u bënë problemet ekonomike dhe teknike. Kjo i shërbeu të riut që e nisi me një karton të kuq. Më pas vendi i pestë në vitin 2006 dhe rënie nga kategoria në vitin 2007.

Në shtator 2006, Mërgimi nisi procedurat e marrjes së nënshtetësisë shqiptare së bashku me Besart Berishën. Në atë kohë trajner ishte gjermani Hans-Peter Briegel.

Pak muaj më vonë, trajneri i ri i kombëtares shqiptare, kroati Otto Baric “e thërret” për një seancë vëzhgimi dhe më pas e kalon te kombëtarja Under 21. Mërgimi e refuzoi (dikush mund të thotë se ai donte skuadrën e parë).

Në shkurt 2007 thirret nga trajneri i Under 21 të Gjermanisë Dieter Eilts. Ai debutoi për 23 minuta në vend të Torben Joneleit në një ndeshje miqësore kundër Italisë. Me fanellën e Gjermanisë luajti edhe një herë tjetër dy vjet më vonë në vitin 2009 kundër Bjellorusisë për 90 minuta të tëra.

Pas rënies nga kategoria për Darmstadt, në verën e vitit 2007 e mori Bochum për 350 mijë euro. Skuadra drejtohej në atë kohë nga Marcel Koller, trajneri aktual i Austrisë.

Ai e dërgoi të luajë me skuadrën e kategorisë në katërt, por i rezervoi edhe një surprizë duke e aktivizuar në Bundesligë në një ndeshje me Karlsruhe. Duke parë se ai shkëlqeu e futi në fushë edhe javën tjetër kundër Hansa Rostock, në të cilën ai shënon golin e fitores 2-1.

Në sezonin pasardhës atë 2008-2009 ai luan më shumë ndeshje në Bundesligë. Aventura e tij me Bochum përfundon në janar 2011 që e largoi drejt SpVgg Greuther Fürth.

U deshën vetëm pak javë që skuadra e re ta besojë si titullar. Pjesa e parë e sezonit ishte e mirë. E dyta ishte historike sepse në sezonin 2011-2012 skuadra e tij fitoi Bundesligën 2.

Një nga çelësat ishte pikërisht, mbrojtja ku u pësuan vetëm 27 gola në 34 javë. Thomas Kleine dhe  Mavraj shpallen mbrojtësit më të mirë të kampionatit. Lojtarët e skuadrës e votojnë si kapiten për sezonin e ardhshëm.

Vera e 2012 ishte mbresëlënëse për lojtarin. 26-vjeçari luan më 2 shtator me bluzën e Shqipërisë kundër Qipros në kualifikueset e botërorit 2014.

Në mars të atij viti kur trajner i Shqipërisë ishte kroati Josip Kuze e kishte thirrur për një miqësore kundër Irlandës së Veriut, por përgjigjja ishte “jo”.

E fyen dhe ofenduan shumë tifozë duke e quajtur “tradhtar”. FSHF i bëri të ditur se në rast të një tjetër refuzimi nuk do të mund të vishte më kurrë fanellën kuq e zi. Ai kërkoi kohë për të vendosur.

Nuk mund ta fshehë se i pëlqente të luante për bluzën e Gjermanisë. Ia përkëdhelte këtë dëshirë edhe Matthias Sammer në telefon në atë kohë Drejtor Teknik i kombëtares që në telefon i premtonte se ndoshta mund të thirrej në skuadrën e parë pas botërorit 2010.

Në krahun tjetër federata Shqiptare e Futbollit bënte lëvizjet e saj që kishte sjellë në pankinë italianin Gianni De Biasi. Ai provoi për herë të tretë pasi po kërkonte lojtarë të gatshëm dhe të rritur jashtë dhe me përvojë në mbrojtje.

Vesh për herë të parë bluzën në miqësoret e majit 2012 me Katarin dhe Iranin. Nuk tërhiqet më që atëherë edhe pse trajneri e ka shumë për zemër. Fat i keq ishte rënia nga kategoria e Greuther Fürth.

Transferohet menjëherë te Këlni. E nis jo mirë, edhe për shkak të një dëmtimi, por edhe për shkak të polemikave që pasuan një foto e tij në Facebook me Kuran. Për këtë u shkrua shumë, por ai dha sqarime të qarta.

Prilli i vitit 2015 e goditi me ndarjen nga jeta të të atit. Atij ai i kushtoi edhe golin e ndeshjes me Armeninë në “Elbasan Arena”. Në nëntor 2014 shënon një tjetër gol kundër “gjelave” të Deschamps. Mbrojtja e Shqipërisë tani nuk “fut më ujë”. Fitore historike në Portugali.

“Është e vështirë të bësh atë që kemi realizuar ne”- i tha ai gazetës gjermane “Bild”. Në verën që vjen do të luajë me siguri në evropian. Një tjetër kapitull si përrallë për të, si ato përrallat e vëllezërve Grimm të qytezës ku lindi. /lapsi.al/

© zëri.info