Sport

Peja angazhon amerikan

Peja angazhon amerikan
01 tetor 2015 • 17 : 42

KB Peja ka nënshkruar me lojtarin amerikan, Sam Muldrow. Sam luan në pozitën 4/5 dhe është 27 vjeçar. Karriera e lojtarit filloi në Universitetin e South Carolinas, ku kishte një mesatare prej 11.4 pikësh dhe 3.4 bllokadash për ndeshje.

Karrierën profesionale në Evropë e nisi tek ekipi i njohur Aris. Më pas ai luajti në Dnipro të Ukrainës, ku arriti një mesatare prej 11.9 pikësh, 7.6 kërcimesh dhe 3.1 bllokadash për ndeshje.

Muldrow po ashtu edhe në Eurocup arriti të shfaqej shumë i mirë në bllokada, ku u zgjodh lojtari me më së shumti bllokime. Karriera e tij vazhdoi në Lituani, tek ekipi Pieno Zvaigzdes, për t’u kthyer prapë tek Dnipro.

Më pas ai vazhdoi karrierën në Francë tek ekipi ALM Evreux dhe në Republikën Domenikane tek ekipi Titanes. Sam, përveç si një kërcyes i mirë, shquhet shumë për bllokadat e tij dhe lojën e mirë në mbrojtje. /Zëri/

© zëri.info