Sport

Granit Rugova në Bashkim

Granit Rugova në Bashkim
21 gusht 2015 • 17 : 50

Granit Rugova është bërë me skuadër të re. Basketbollisti prishtinas është përforcimi më i ri i Bashkimit për sezonin e ri. Lajmin e ka konfirmuar për “Zërin” zyrtari i lartë i klubit prizrenas, Shpend Kume.

“Rugova është basketbollist i ri i Bashkimit. Me Granitin kemi nënshkruar kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi për një tjetër, nëse palët janë të kënaqura me njëra-tjetrën”, deklaroi Kume për Zërin.

Rugova është ndarë me Prishtinën, me të cilën nuk kishte luajtur sezonin e kaluar, për shkak të lëndimeve, të cilat nuk e kishin lënë rehat.

Bashkimi do të marrë pjesë në Ligën Ballkanike sezonin e ardhshëm dhe po mundohet të përforcohet sa më shumë. Ndër të tjera, Kume shtoi se Bashkimi vazhdon të bisedojë me fundorin e njohur, Samir Shaptahoviç. /Zëri/

© zëri.info