Sport

Lira e sjell futbollistin e parë italian në Kosovë (FOTO)

Lira e sjell futbollistin e parë italian në Kosovë (FOTO)
15 korrik 2015 • 18 : 23

Për herë të parë, në sezonin e ri, në Superligën e Kosovës do të luajë një futbollist italian. Mattia Picco të mërkurën ka zbritur në Prizren, ku iu është bashkuar Lirsë, ndërsa së fundmi kishte luajtur në një ligë inferiore italiane për Casteggiobroni, raporton Zëri. Picco është qendërmbrojtës.

“Përshtypja e parë është tepër e mirë.  Kam dëgjuar për Kosovën dhe shqiptarët si njerëz shumë të dashur. Ndërsa, futbollistë shqiptarë ka gjithandej si nga Kosova e Shqipëria në kampionatet italiane”, ka thënë Picco.

Ndërkohë, në qytetin e lashtë priten edhe ardhje tjera të huaja.

“Me ardhjen e Piccos, me të cilin do të lidhim kontratë dhe me ardhjen edhe të një braziliani dhe uruguaiani, do të përmbyllim hapësirat e kërkuara dhe objektivat si klub, lidhur me afatin kalimtar”, ka thënë zyrtari i klubit të rikthyer në elitë, Erxhan Dana./Zëri

Image

 

 

 

© zëri.info