A duhet të largohet Challandes? Ky është mendimi i Tovërlanit

A duhet të largohet Challandes? Ky është mendimi i Tovërlanit

Sport October 08, 2020 - 23:36

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian "Euro 2020" pas humbjes së sontme në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Në "Todor Proeski" në Shkup, "Dardanët" janë përballur sonte me Maqedoninë e Veriut, raporton "Zeri.info".

Skuadra që drejtohet nga Bernard Challandes është mposhtur me rezultat të ngushtë, 2:1.

Pas ndeshjes, trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani ka folur në lidhje me të ardhmen e Bernard Challandesit në krye të "Dardanëve".

"Challandes e ka bërë një punë të madhe me Kosovën. Largimi ose qëndrimi i tij është punë e FFK-së dhe jo e imja. Por, në ndeshjet e fundit nuk ka qenë në nivelin e duhur loja e Kosovës", tregoi "Toki" në "Klan Kosova". /Zeri.info