Sport

Ferronikeli kampion, Drenasi në festë

Ferronikeli kampion, Drenasi në festë
07 qershor 2015 • 18 : 01

Drenasi është bërë gati për festë. I ka mjaftuar një barazim 2:2 me Prishtinën skuadrës së Ferronikelit për të fituar pikën e artë e cila i dha titullin e kampionit për herë të parë në histori të këtij klubi.

Kështu skuadra nga Drenasi ka shkruar historinë duke u shpallur kampion i Kosovës në futboll.

 Golat për Feronikelin në këtë takim i shënuan Behar Maliqi22’ dhe Lapidar Lladrovci 57’, ndërsa golat për Prishtinën i shënoi Labinot Osmani në 78 dhe 90+.

Pas këtij barazimi Feronikeli e mbyll kampionatin në vendin e parë me 67 pikë, ndërsa Besa mbetet në vendin e dytë me 66 pikë, që në Gjakovë e mposhti Vëllaznimin me rezultat 3:1.

Në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate:

Drenica : Trepça 1:0

Ferizaj : Kosova e Vushtrrisë 1:0

Istogu : Hajvalia 0:0

Drita : Trepça ‘89 2:1

© zëri.info