Sport

Majlinda Kelmendi do ta bartë flamurin e Kosovës në “Rio 2016”

Majlinda Kelmendi do ta bartë flamurin e Kosovës në “Rio 2016”
22 tetor 2014 • 20 : 54

Memli Krasniqi thotë se Kosova do të përfaqësohet me flamur e himn, si krejt shtetet tjera, në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Ministri i Sportit kosovar beson se shumë sportist do ta arrijnë normën e pikëve, për tu kualifikuar në Olimpiadë, pas pranimit të Kosovës sot nga IOC.

Ai thotë se ekipit kosovar duhet t’i prijë në “Rio 2016” xhudistja numër 1 në botë, Majlinda Kelmendi, e cila deri më tani e ka përfaqësuar Shqipërinë, siç bëri në Olimpiadën e fundit, shkruan Zëri

“Majlinda Kelmendi do të duhej ta bartë flamurin e Kosovës në Lojërat Olimpike, edhe pse ky vendim duhet të merret më vonë”, ka deklaruar Krasniqi për Klan Kosova./Zëri 

© zëri.info