Sport

Gëzim Morina, çdo fitore ia kushton gjyshes së ndjerë (FOTO)

Gëzim Morina, çdo fitore ia kushton gjyshes së ndjerë (FOTO)
12 maj 2015 • 15 : 32 • autori: Moral Pozhegu

Gëzim Morina po luan me sukses në Slloveni. Basketbollisti kosovar me Heliosin ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të ligës së parë sllovene, pas triumfit historik ndaj Olimpijas. Tash, ai synon që me ekipin e tij të kualifikohet në finale të “Play-Offit”.

Image

“Unë jam kthyer para 2-3 muajsh tek Heliosi, i cili ishte i parafundit në tabelë. Ekipi e ndërroi trajnerin dhe bëri katër përforcime. Ne nuk e arritëm “Play-Offin”, por ishim të suksesshëm në “Play-Out” dhe në çerekfinale e eliminuam gjigantin slloven, Olimpija, i cili kishte përfunduar në pozitën e dytë”, shpjegon Morina për “Zërin”.

Image
Image

“Tash jemi në gjysmëfinale dhe do të luajmë me Rogaskën dhe besoj se do të arrijmë ta mposhtim dhe të bëhemi ekipi i parë që nga vendi i shtatë arrin në finale”, vazhdoi ai, raporton Zëri.

Image
Image

Heliosi arriti sukses të jashtëzakonshëm, pasi prej pavarësimit të Sllovenisë, ndodh për herë të parë që Olimpija të mos jetë së paku në gjysmëfinale. Prej tash e tutje, ai çdo fitore do t’ia kushtojë gjyshes së tij, e cila ndërroi jetë ditë më parë.

Image
Image

“Jam tejet i motivuar për këto ndeshje, pasi që kam vendosur që çdo fitore deri në fund të kampionatit t’ia kushtoj gjyshes time, e cila shpresoj që tani është në një botë më të mirë dhe vazhdon të kujdeset për mua nga lart”, përfundoi Morina. /Zëri/

Image
Image

© zëri.info