Nuk ka rehati në FFK, FC Besa vjen me një reagim të ashpër

Nuk ka rehati në FFK, FC Besa vjen me një reagim të ashpër

Sport December 27, 2019 - 13:11
Detajet

Telashet nuk e kanë ndërmend t’i ndahen Federatës së Futbollit të Kosovës. Kjo përshtypje është krijuar së paku nga ragimet e klubeve kosovare që po vijnë kohëve të fundit. Është skuadra e Besës e cila përmes një reagimi ka kontestuar zgjedhjet në lidhjen rajonale të Pejës ku ata konsiderojnë se janë bërë shkelje duke i pamundësuar kandidatëve tjerë, përveç Bakir Burrit të kandidojnë për postin e kryetarit të Lidhjes Rajonale të Pejës, shkruan Zëri.info.

“FC Besa pret reagim të shpejtë nga FFK për të venë ligjëshmerinë dhe të stopoj aventuren e LRF Pejë që në shkelje statutore të të organizoj kuvendin e jashtëligjshem dhe të voton Bakir Burrin si përfaqesues në KE të FFK-së duke mos mundësuar fare konkurimin e kandidatëve tjerë.

Stop shkeljeve ligjore”, ka shkruar FC Besa.


Në anën tjetër dje FFK ka kërkuar që gara për zgjedhjen e anëtarëve të jetë e rregullt dhe e dinjitetshme, duke u respektuar rregulloret e LRF-ve, Statuti i FFK-së dhe rregullorja e Kuvendit të FFK-së. KE i FFK-së kërkon nga klubet dhe subjektet e tjera që japin delegatë në LRF, që të respektojnë afatet ligjore për dërgimin e delegatëve në Kuvendet e LRF-ve. /Zëri.info

Image