Avdijaj nuk gjen qetësi, largohet edhe nga Trabzonspori

Avdijaj nuk gjen qetësi, largohet edhe nga Trabzonspori

Sport December 27, 2019 - 10:52
Detajet

Futbollisti shqiptar Donis Avdijaj nuk po gjen qetësi. Aventura e tij tek skuadra turke Trabzonspor do të përfundojë shumë më herët sesa është pritur.

Klubi turk ka vendosur që ta largojë shqiptarin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediumit turk “Aksam”, Avdijaj do të jetë futbollisti i parë që do të largohet nga ekipi me kërkesën e trajnerit Unal Karaman.

Trajneri turk nuk është i kënaqur me kosovarin prej të cilit ka pritur shumë këtë edicion.

“Donis Avdijaj do të largohet nga klubi në janar, pasi kështu kanë vendosur drejtuesit te Trabzonspori. Menaxhmenti i klubit e pati transferuar me shpresa të mëdha Avdijajn gjatë verës, i cili nuk bindi me paraqitjet e tij. Avdijaj është i pari në listë që do të largohet, kurse pas tij janë edhe disa të tjerë që nuk kanë bindur trajnerin Unal Karaman”, ka shkruar sajti “Aksam”.

Avdijaj këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në 18 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Trabzonsporit.

Te Trabzonspori u transferua në korrik të këtij viti si futbollist i lirë.