Media spanjolle vlerëson futbollistin shqiptar

Media spanjolle vlerëson futbollistin shqiptar

Sport December 27, 2019 - 10:28
Detajet

Sulmuesi kuqezi Armando Sadiku është një ndër lojtarët kyç të Malagës këtë sezon.

Ai ka shënuar 7 gola deri më tani dhe mban peshën e repartit ofensivë te skuadra spanjolle.

Edhe pse Sadiku ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës jo pak herë, golat e tij i kanë sjellë vetëm 2 fitore skuadrës, kjo pasi mbrojtja “fut ujë” dhe kanë zhvlerësuar golat e tjerë.

“Marca”, media e njohur spanjolle ka kushtuar një artikull për sulmuesin shqiptar, që e cilëson atë si një surprizë e këndshme e Malagas.

Edhe pse golat e tij i kanë dhënë pak pikë ekipit spanjoll, tifozët janë të kënaqur me Sadikun, pasi i ka kaluar pritshmëritë duke parë sezonet e mëparshme te Levante. Por ajo që i bënë disi skeptik, është fakti se duke u krahasur me sulmuesit e tjerë si Stuani dhe Yuri, që kanë shënuar 16 dhe 11 gola, Sadiku nuk është kaq deciziv.

Për t’u theksuar është fakti se sulmuesi elbasanas ka një marrëdhënie të mirë me tifozët, të cilët e mbështesin lojtarin.

Image