Nuk i ndahen Vedat Muriqit, një tjetër klub i madh vihet pas sulmuesit prizrenas

Nuk i ndahen Vedat Muriqit, një tjetër klub i madh vihet pas sulmuesit prizrenas

Sport December 26, 2019 - 17:55
Detajet

Vedat Muriqi është një ndër lojtarët më të përfolur në merkato. Klubet ë shumta janë vënë pas sulmuesit të Kosovës, i cili po bën paraqitje të mira edhe me Fenerbahce këtë sezon.

Në Italia është lakuar Lazio si opsion, ndërkohë që ka klube që kanë dërguar skaut në stadium për ta parë.

Kështu ndodhi këtë muaj, kur përfaqësues të Leicester dhe Monaco e panë nga afër sulmuesin. Të njëjtën gjë bënë edhe gjermanët e Eintracht Franckfurt. Gjithashtu është folur edhe për një interesim të Tottenham Hotspur.

Image

Emri i fundit që i bashkohet listës së shumtë të skuadrave që thuhet se po e shohin Muriqin është edhe klubi spanjoll i Sevilla.

Ata po vuajnë në sulm, pasi Luuk De Jong, Javi Hernandez dhe Nolito kanë shënuar së bashku pesë gola në kampionat.

Shtatlarti nga Prizreni është një opsion shumë interesant për Sevilla. Edhe për vetë Muriqin një eksperiencë në La Liga do të ishte mjaft interesante.