Arsenali e nis me barazim epokën e re me Mikel Artetan, dëshpëron Chelsea

Arsenali e nis me barazim epokën e re me Mikel Artetan, dëshpëron Chelsea

Sport December 26, 2019 - 17:49
Detajet

Arsenali e ka nisur me barazim epokën nën drejtimin e trajnerit të ri, Mikel Arteta.

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Vitality Stadium’, Arsenali nuk ka arritur të nxjerrë më shumë një pikë, shkruan Zëri.info.

Ndonëse skuadër më kërkuese dhe më dominuese, Arsenali barazoi me rezultat 1:1 kundër Bournemouthit.

Image

Të parët në epërsi kaluan vendasit përmes Dan Gosling në minutën e 35-të, kurse Pierre Emerick-Aubameyang barazoi shifrat për 1:1 në minutën e 63-të.

Me këtë barazim, Arsenali mbetet në vendin e dhjetë në tabelë me 24 pikë të tubuara, kurse Bournemouthi në vendin e 16-të me vetëm 20 sosh.

Image

Nga ana tjetër, Chelsea ka pësuar humbje shokuese në shtëpi nga Southamptoni.

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Stamford Bridge’, Chelsea është mposhtur me rezultat 0:2 nga ‘Shenjtorët’.

Michael Obafemi (’31) dhe Nathan Redmond (’73) shënuan golat e fitores për mysafirët.

Image

Me këtë humbje, Chelsea mbetet në vendin e katërt me 32 pikë, kurse Southamptoni ngritet në vendin e 14-t me 21 pikë./Zëri.info