Mediat serbe: Futbollistët ua mjekojnë plagët shqiptarëve pas fiaskos së Interpolit

Sport November 20, 2018 - 23:57
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mposhtur me rezultat të thellë Azerbajxhanin në kuadër të Ligës së Kombeve, 4:0.

“Futbollistët ua mjekojnë plagët shqiptarëve pas fiaskos së Interpolit, Kosova demoloi azerët 4:0 dhe vërtetojnë pozitën e parë”, ishte titulli i Telegraf.rs pas kualifikimit të Kosovës.

Kosova e mbyll fazën e grupeve në Ligën D, Grupi 3 me 14 pikë të grumbulluara, Azerbajxhani me nëntë, Ishujt Faroe me pesë pikë dhe Malta me tre.

Image