'Bet365' tallet keq me Francën, Gjermaninë, Belgjikën, Italinë dhe Spanjën për Kosovën

Sport November 20, 2018 - 23:42
Detajet

Fitorja e Kosovës kundër Azerbajxhanit me rezultat 4-0 ka bërë që edhe media të ndryshme të shkruajnë për këtë fitore

Por, jo vetëm mediat.

Interesant ishte postimi i Bet365, një kompanie e basteve, e cila në postimin e saj për Kosovën ka postuar disa nga Kombëtaret e mëdha të cilat dështuan për ti fituar grupet e tyre në Ligën e Kombeve.

Për më shumë mund të shihni postimin e kësaj kompanie në faqen e saj në Twitter, transmeton Express.