Këto janë fjalët e Challandesit pas kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve

Sport November 20, 2018 - 23:13
Detajet

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është shprehur shumë i kënaqur me lojën e ekipit të tij në fitoren 4:0 ndaj Azerbajxhanit, triumf që ia siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, transmeton zeri.info

“Mendoj se ishte shumë e rëndësishme sepse ishte ndeshja e fundit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Ky grup ka kualitet dhe është duke pasur progres”, deklaroi Challandes.

“Sot nuk ishte e rëndësishme vetëm të kemi taktikë apo teknikë të mirë apo strategji. Është e vërtetë që lojtarët kanë talent, por ju duhet të luftoni, të keni mentalitet fituesi”, shtoi ai.

“Të gjithë kanë bërë punë të mirë. Sulmuesit kanë ndihmuar mesfushën, mesfusha ka ndihmuar mbrojtjen dhe të gjithë janë paraqitur mirë”, u shpreh zvicerani.