Arijanet Muriqi: Shpresoj që Guardiola ta ketë shikuar ndeshjen e Kosovës

Sport November 20, 2018 - 23:08

Arijanet Muriq është deklaruar pas debutimit në fitoren historike të Kosovës.

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, është shprehur shumë i lumtur me debutimin e tij te Kosova, sidomos në këtë moment historik në Ligën e Kombeve.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, jam i lumtur poashtu që popullit i dhamë shumë kënaqësi popullit me këtë fitore”, ka deklaruar portieri i talentuar pas ndeshjes, raporton “lajmi.net”.

“Jam duke shikuar që të shkoj sa më larg me Kosovën, pasi jam në moshë të re dhe të kemi një të ardhme , një sukses më të madh.

“A më ka shikuar Guardiola? Nuk e di, shpresoj që e ka shikuar (qeshë)”, ka përfunduar Muriqi.