Nga një gol Azerbajxhanit për çdo votë kundër Kosovës, thotë Ahmeti

Sport November 20, 2018 - 23:03
Lexo detajet

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas fitores së thellë të Kosovës ndaj Azerbajxhanit, me rezultat 4 me 0.

Ai e ka lidhur këtë fitore dhe gola me ngjarjen e fundit të dështimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL.

“Atmosferë e paharrueshme në stadiumin e qytetit Fadil Vokrri. Si duket nga një gol Azerbejxhanit për çdo votë kundër Kosovës  [ë] .

Djelmoshat sonte luajtën për Fadilin, e për krejt Kosovën. Urime Kosovë. Kampionati Evropian vetëm dy ndeshje larg!”, ka shkruar ai.