Kosova madhështore, kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve

Sport November 20, 2018 - 22:36
Detajet

Kosova është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve pas fitores së thellë 4:0 ndaj Azerbajxhanit në “Fadil Vokrri”, shkruan zeri.info

Falë kësaj fitore, verdhekaltrit siguruan pozitën e parë në grup, duke u kualifikuar kështu në gjysmëfinale të Ligës D, ku do të përballen ndaj Maqedonisë.

Arbër Zeneli ishte heroi i “Dardanëve”, duke realizuar “Hat-Trick” në këtë takim. Zeneli e hapi serinë e golave qysh në minutën e 2-të, ndërsa dy golat e tjerë i realizoi në minutat 50’ dhe 76’.

Ndërkohë, me një gol kontribuoi edhe mbrojtësi Amir Rrahmani, i cili shënoi me kokë në minutën e 76-të./Zëri

Image

- Rezultati është 4:0

- Mbyllet sfida 

Image

- Arbër Zeneli kompleton "Hat-Trick"-un e tij në minutët e 76-të

- Amir Rrahmani shënon me kokë në minutën e 61-të

Image

- Arbër Zeneli realizon përsëri për Kosovën, kësaj radhe në minutën e 50-të.

- Fillon pjesa e dytë

- Mbyllet pjesa e parë

- Benjamin Kololli humb një rast të mirë ballë për ballë me portierin

- Azerbajxhani rrezikon portën e Kosovës, por pret portieri Arijanet Muriqi. 

Image

- Ndeshja kryesisht po zhvillohet në mesfushë

Image

- Arbër Zeneli shënon gol për Kosovën qysh në minutën e 2-të.

- Fillon ndeshja

- Intonohen himnet e të dyja përfaqësueseve

- Kosova do të luajë ndaj Azerbajxhanit ndeshjen e saj të fundit në grupin 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve. “Dardanëve”, që kryesojnë grupin, do t’iu mjaftonte vetëm një barazim për të kaluar në fazën tjetër.

Image