Shqipëria kërkon këndelljen ndaj Uellsit, formacionet zyrtare

Sport November 20, 2018 - 19:20
Detajet

Shqipëri-Uells, ora 20:00, “Elbasan Arena” do të mbyllë vitin kuqezi.

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci ka vendosur që, në sajë edhe të mungesave që kemi, të hedhë në fushë një formacion të përshtatshëm, ndërsa ndryshimi i vetëm vjen nga mesfusha, ku Andi Lila ka fituar balotazhin me Ergys Kaçen, që zbriti në fushë nga minuta e parë ndaj Skocisë.

Në mbrojtje kthehet Hysaj në të djathtë, ndërsa në të majtë Veseli merr vendin e Binakut. Në qendër, Mavraj dhe Ismajli. Sërish në stol Strakosha, me Berishën titullar.

Ndërkohë, në mesfushë, te krahët do të operojnë Grezda dhe Uzuni. Në sulm, i vetëm Balaj, pasi Manaj ka lënë grumbullimin shkak edhe gjendja gripale. Më herët ishin larguar Gjimshiti, Binaku dhe Emanuele Ndoj.

Sa i përket Uellsit, ylli i shumëpritur, Gareth Bale, do të ulet në stol. Ai mund të aktivizohet në pjesën e dytë nga Ryan Giggs.

Image