Një lojtar i Kosovës vlen sa komplet skuadra e Azerbajxhanit

Sport November 20, 2018 - 16:13
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës sonte do të përballet me atë të Azerbajxhanit, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Ndeshja që starton në ora 20:45, do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ndërsa “Transfermarkt” ka dhënë vlerën e të dyja skuadrave, raporton “lajmi.net”.

Vlera e Kosovës cilësohet të jetë mbi 38 milionë euro, ndërsa Valon Berisha është lojtari më i vlefshëm, me 9 milionë euro.

Nga ana tjetër, Azerbajxhani ka vlerë dukshëm më të vogël se Kosova, vetëm9 milionë euro.

Lojtari më i vlefshëm i tyre është mesfushori, Richard, që ka vlerën në treg rreth 1 milionë. 

Image