Munishi: Futbolli kosovar ka përparuar në këto aspekte!

Sport November 20, 2018 - 14:42
Detajet
Image

Trajneri Ismet Munishi thotë se po sheh hapa pozitivë në futbollin e Kosovës në krahasim me vitet e kaluar.

Sipas tij, përmirësime ka mbi të gjitha në infrastrukturë, shkruan sot gazeta Zëri.

“Ka përparim futbolli i Kosovës. Ka përparim në infrastrukturë. Tash po ndërtohen fusha në koordinim të Federatës me Komunat. Nuk e kemi pasur stadiumin ‘Fadil Vokrri’, tash po. Për dy vjet kemi bërë shumë në infrastrukturë. Ardhja e trajnerëve të huaj në Kosovë, nga ligat tjera, nga Liga e Shqipërisë, ka ndikuar pozitivisht sepse kanë filluar të ndërthuren disa stile të reja të trajnimeve, të përgatitjes për ndeshje. Tempo e lojës është rritur. Por, më pengon fakti se në 20 minutat e fundit nuk ka lojë. Ky është fenomeni më negativ në futbollin e Kosovës”, u shpreh Munishi në emisionin “90 Plus” në "Radio Prishtina" dhe "Zëri TV".

Ai ndërkohë është zotuar se do të punojë fort ta kthejë Vëllaznimin aty ku e meriton – në Superligë, pasi e mori këtë ekip në dorë së fundmi.

Ndërkohë, ka shtuar se Prishtina dhe Feronikeli e Prishtina janë favoritë për ta fituar titullin e kampionit në Kosovë. /Zëri/