Mbrojtësi i Azerbajxhanit: Kështu mund ta mposhtim Kosovën

Sport November 19, 2018 - 21:25
Lexo Detajet

Mbrojtësi i Azerbajxhanit, Maksim Medvedev, ka folur për ndeshjen me Kosovën.

Ai tha që Kosova ka mbrojtje të fortë, por sipas tij, Azerbajxhani do të sulmojë nga fillimi,

Kjo pasi sipas tij kombëtarja azere nuk ka çfarë të humbë.

“Kjo është ndeshja e fundit për ne dhe më e rëndësishmja. Kosova ka mbrojtje të mirë dhe natyrisht që përparësi është që kanë dy pikë më tepër”, shkruan Telegrafi.

“Megjithatë ne do të luajmë lojën tonë, dhe shpresoj që të shfrytëzojmë eksperiencën tonë dhe të luajmë pa stres”, deklaroi Medvedev.

Medvedev luan te Qarabag ashtu sikurse një pjesë e madhe e ekipit kombëtar.

Azerbajxhani ka marr dy fitore dhe tri barazime duke tubuar nëntë pikë.