Kosovë-Azerbajxhan, ja kë e favorizojnë kompanitë e basteve

Sport November 19, 2018 - 20:49
Lexo Detajet

Ndeshja e fundit në Ligën e Kombeve në mes të Kosovës dhe Azerbajxhanit që do të zhvillohet nesër mbrëma në Prishtina, po zgjon interesim jo vetëm vendor por edhe ndërkombëtar

Por, kur jemi të bastet, shumica e kompanive të mëdha dëshirojnë që të japin kuotat e tyre, të cilat favorizojnë njërën apo tjetrën skuadër.

Kështu sipas bastores së njohur BET 365, kuota 1 (fitorja e Kosovës) vlerësohet me koeficient 1.80, barazimi 3.70 kurse fitorja e mysafirëve me kuotën 5.00.

Bastorja tjetër, po ashtu shumë e njohur, William Hill e kuaton Kosovën me kuotë 1.70, barazimin 3.40 kurse fitoren e mysafirëve më 4.75.

BETFRED.com një tjetër bastore në Europë për fitoren e Kosovës ka kuotë 1.80, për barazim 3.60 kurse për fitore të mysafirëve azer, 5.00.

Pothuajse njëjtë janë kuotat edhe në Bet Stars, ku fitorja e Kosovës ka kuotë 1.80, barazimi 3.35 kurse humbja e Kosovës 5.0.

Bwin dhe betWay për fitoren e Kosovës kanë kuotë 1.78 respektivisht 1.75, për barazim 3.50 respektivisht 3.60 dhe për fitoren e Azerbajxhanit, 4.50 respektivisht 4.75.  

Image