Trajneri i Azerbajxhanit e pranon se janë të lodhur, por ka një mesazh për Kosovën

Sport November 19, 2018 - 20:35
Detajet

Gurban Gurbanov ka thënë se ata do të luajnë nesër ndaj Kosovës në Ligën e Kombeve vetëm për fitore.

Trajneri i Azerbajxhanit, Gurban Gurbanov, ka deklaruar se shanset janë 50-50, por që tri pikë janë i vetmi opsion i tyre.

“Kosova ka dy pikë më shumë se ne, por ne jemi kombëtare e mirë dhe dua të tregojmë një ndeshje të mirë”, tha para gazetarëve selektori i Azerbajxhanit, raporton “lajmi.net”.

“Kosova e ka mbrojtjen shumë të mirë, por fitorja do të jetë opsioni jonë i vetëm.

“Lojtarët e Azerbajxhanit janë të lodhur, pasi i kishim dy ditë pushim, mirëpo edhe lojtarët e Kosovës janë të lodhur pas ndeshjes me Maltën, andaj shanset në ndeshje do të jenë, 50-50”, ka shtuar më tej Gurban Gurbanov.