Munishi: Klubet duhet të shesin edhe shkrepsa e çibrita... (VIDEO)

Sport November 19, 2018 - 19:30

Trajneri Ismet Munishi është i ftuar në emisionin 90 Plus në Radio Prishtina dhe Zëri TV.

Trajneri kosovar ka thënë se klubet duhet të gjejnë mënyra të ndryshme për të ardhur deri tek të hyrat, e jo vetëm të harxhojnë.

“Duhet gjetur mënyra që klubet të gjejnë të hyra, jo vetëm të shpenzojnë. Duhet të punojnë shumë në marketing, qoftë edhe duke shitur shkrepsa dhe çibrita. Duhet t’i bëjnë fanshopet etj”, ka thënë Munishi. /Zëri/