Munishi: Kënaqësi ta udhëheq një klub të madh si Vëllaznimi, e kemi vendin në Superligë (VIDEO)

Sport November 19, 2018 - 19:20

Trajneri Ismet Munishi është i ftuar në emisionin 90 Plus në Radio Prishtina dhe Zëri TV.

Trajneri kosovar thotë se për të është kënaqësi që u rikthye tek Vëllaznimi, të cilin e mori në dorë dje.

Sipas tij, gjakovarët nuk e meritojnë të jenë në Ligën e Parë dhe ka premtuar se do të punojë maksimalisht që t’i rikthejë Kuqezinjtë aty ku e kanë vendin.

“Te Besa nuk shkuan gjërat siç prisja. Tash është një sfidë e re, jam kthyer të Vëllaznimi, një ambient që e njoh shumë mirë. Jemi të interesuar ta kthejmë Vëllaznimin në Superligë dhe të stabilizohet aty. Jemi aty për të nxjerrë edhe talentë. Koha e marrëveshjes është për një vit e gjysmë. Do të punojmë. Kam parë vlera, por disa gjëra duhet të përmirësohen. Skuadra e Vëllaznimit nuk është aty ku është tash. Duhet të bëjmë transferime dhe ta shtojmë konkurrencën, që ta kthejmë Vëllaznimin aty ku e ka vendin. Është skuadër e organizuar dhe është kënaqësi të punoj aty. Jemi pak përpara, por do t’i bëjmë hyzmetin të futemi në Superligë”, ka thënë Munishi. /Zëri/