Bunjaki: Nëse humb Kosova nesër... (VIDEO)

Sport November 19, 2018 - 19:01
Detajet

Ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki ishte i ftuar në emisionin 90Plus në Radio Prishtina dhe Zëri TV.

Trajneri kosovar ka thënë se nëse Përfaqësuesja e Kosovës humb nesër mbrëma nga Azerbajxhani, nuk do të ishte fundi i botës, pasi ka thënë se ekipi duhet të përkrahet.

“Edhe nëse humbim, jeta vazhdon. Duhet t’i përkrahim lojtarët. Dhashtë Zoti të fitojmë nesër, jam optimist. Kemi drejt të dëshpërohemi nëse humbim, por duhet të përkrahet ekipi ngase është bërë një punë e mirë”, ka thënë Bunjaki. /Zëri/