Bunjaki: Ua dhash rastin lojtarëve të Superligës, por konkurrenca e bëri të veten (VIDEO)

Sport November 19, 2018 - 18:49

Ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki është i ftuar në emisionin 90Plus në Radio Prishtina dhe Zëri TV.

Ai ka thënë se ua ka dhënë rastin futbollistëve të Superligës vite më parë, por që në fund i ka zgjedhur më të mirët.

Sigurisht, ata që që e kanë merituar më shumë të luajnë janë lojtarët që janë rritur në futbollin evropian, të cilët ishin më të përgatitur në të gjitha aspektet.

“Ua kemi dhënë rastin lojtarëve vendorë, por më pas ka ardhur koha e konkurrencës dhe i kemi selektuar lojtarët. Kemi marrë lojtarë si Rashica, Valon Berisha, Zeneli. Mendoj se ata e kanë merituar të luajnë”, ka thënë Bunjaki. /Zëri/