Bunjaki: Ishte e vështirë ta ndërtonim Përfaqësuesen, ky ishte rrugëtimi im (VIDEO)

Sport November 19, 2018 - 18:41
Detajet

Ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki është i ftuar në emisionin 90Plus në Radio Prishtina dhe Zëri TV.

Bunjaki e ka treguar rrugëtimin e tij për t’i bindur lojtarët për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës, si projektues i ndërtimit të ekipit që e ka sot Kosova.

“Unë e kam pasur fatin dhe kushtet që janë sot, por jam shumë krenar që mu ka dhënë mundësia për ta drejtuar këtë ekip fantastik. Në disa aspekte tash janë rregulluar gjërat, si stadiumi, por nuk e ndërroj assesi me kohën kur e kam drejtuar unë ekipin”, ka thënë fillimisht Bunjaki.

“Të gjithë lojtarët janë falënderues, më kanë pritur mirë. Kam udhëtuar në vende të ndryshme. Lojtarët e dinë se çka kam bërë. Nuk ka qenë fare e lehtë të binden lojtarët si Celina, Halimi, Zeneli, Valon Berisha etj”, ka shtuar ai.

“Të gjithë lojtarët rend i kemi bindur, për secilin lojtar është një kapitull. E kam pasur një përgjegjësi shumë të madhe. Jam munduar ta bëja maksimumin. Më kujtohet rasti i Atdhe Nuhiut, jam takuar me të në qendër tregtare në Angli. Isha duke shkuar për t’u takuar me Veselin, e më pas e kisha në plan ta shikoja Januzajn duke luajtur. Më kanë ndihmuar bashkatdhetarët shumë, i falënderoj të gjithë që më kanë ndihmuar. Por, ishte domethënës edhe vullneti i lojtarëve”, është shprehur tutje Bunjaki. /Zëri/