Bunjaki: Më gëzon fakti që Kosova është e para (VIDEO)

Sport November 19, 2018 - 18:24

Ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki është i ftuar në emisionin 90Plus në Radio Prishtina dhe Zëri TV.

Bunjaki ka thënë se e gëzon fakti se Kosova gjendet në pozitën e parë në Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.

“Ajo që na gëzon shumë është Se Kosova është e para. Është një lojë shumë e rëndësishme. Arritja e suksesit duhet të ketë durim. Duket e lehtë fitorja fitorja me Maltën, por nuk është e lehtë pasi u vërejt përgatitja fizike pas minutës së 70-të”, ka thënë fillimisht trajneri kosovar.

Ai foli edhe për ndeshjen me Azerbajxhanin.

“Do të jetë një lojë tjetër në krahasim me lojën e parë në Azerbajxhan, do të jetë një lojë fizike. Lojë komplet tjetër sesa ajo në Azerbajxhan. Fitorja do të ishte mjaft e mirë”, ka shtuar Bunjaki. /Zëri/